Gashi kryetar Kuvendi, Bilall Kasami: Ndryshimi erdhi, na priftë e mbara!
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit, Afrim Gashin.
“Ndryshimi filloi!
Të dashur shqiptarë, të dashur vëllezër e motra, sot dëshmohet se puna jonë VLEN.
Sot fillon edhe zyrtarisht ndryshimi për të cilin punuam shumë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetatët e vendit.
Me këtë rast, uroj thellësisht nga zemra, bashkudhëtarin tonë dhe kryetarin e ri të Kuvendit, z. Afrim Gashi.
Ndryshimi erdhi, na priftë e mbara!”, shkroi Kasami.