
Gati 300 lajme trajtuan rastin skandaloz të Kumanovës që u zbardh nga Flaka
Gati 300 lajme u transmetuan sot në media në gjuhën shqipe dhe maqedonase, por edhe të rajonit mbi skandalin në Kumanovë që u zbardh nga Flaka. Gjerë e gjatë, mbi rastin u raportua edhe në media të Shqipërisë dhe Kosovës.
Top Channel publikoi lajmin fillestar me titull: “Shqiptari i mirë, është shqiptari i vdekur”, thirrjet raciste njollosin ndeshjen e basketbollit në Maqedoninë e Veriut“, dhe shkruan që Në palestrën e sportit në Kumanovë ditën e djeshme ka ndodhur një ngjarje shokuese, pasi gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje me gjuhë urrejtjeje dhe raciste kundër popullit shqiptar shqiptarëve.
“Skena të rënda, me gjuhë urrejtjeje, kore raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve janë përsëritur në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ndeshjes së Basketbollit me Rumaninë, mbrëmjen e së shtunës, tifozët e pranishëm përsëritën refrene që i quanin shqiptarët të mallkuar dhe kërkonin një Maqedoni “të pastër”. E gjithë kjo ndodhi në praninë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror”, raportoi ABC News nga Tirana.
Për rastin skandaloz reaguan opozita shqiptare dhe VLEN-i qeveritar, reagoi edhe Federata e Futbollit dhe Komuna e Kumanovës. Deri tani nuk ka ndonjë informacion për angazhimin e MPB rreth zbulimit të rastit. Për ironi, në aktivietin sportiv ishte edhe ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski. Flaka
The post Gati 300 lajme trajtuan rastin skandaloz të Kumanovës që u zbardh nga Flaka appeared first on Flaka, në çdo lajm… .