Gazetari francez këmbëngul se trajneri spanjoll po largon Mbapen nga PSZH
Daniel Riolo, një gazetar i njohur i “RMC Sport”, ka kritikuar vendimet e trajnerit Luis Enrike, duke potencuar se ai ka mundur të ndikojë në largimin e Kilian Mbapes, në fund të sezonit të ardhshëm.
“Ai është trajneri, i lirë të bëjë zgjedhjet e ekipit, por ndonjëherë vendimet që merr janë të gabuara. Ajo që bën me Mbape do të shkaktojë largimin e tij. Ndryshe nga besimi popullor, Mbape-s nuk i pëlqen ai pozicion”.
Riolo ka si referencë faktin se Mbape po luan këtë sezon më shumë si qendërsulmues se sa në të majtë të repartit ofensiv të PSZH-së.
“Meqë është në muajt e fundit te PSZH, ai nuk do të ankohet. Kiliani e di se do të largohet, kështu që e gëlltit mospjatimin, por nuk i pëlqen pozicioni ku e vendos Luis Enrke,” shtoi Riolo, duke përsëritur se Mbape nuk ndihet rehat me ndryshimin në rol që ka pësuar që kur trajneri spanjoll mbërriti në pankinën e parizienëve, verën e kaluar.
Më tej, Riolo shkoi një hap më tej dhe goditi trajnerin Asturian.
“Luis Enrike nuk dëshiron kurrë të shpjegojë asgjë. Qëndrimi i tij më duket përçmues dhe egoist”.