
Gazetari Hoxha: “Veliaj në depresion, 30 litra raki ka pirë në qeli” (VIDEO)
AA
Gazetari investigativ Poli Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen psikologjike dhe fizike të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Në emisionin të Erla Mëhillit në Euronews, Hoxha tha se sipas burimeve të tij nga gardianët e burgut, Veliaj ndodhet në depresion të thellë dhe “pi 30 litra raki”.
“Është në një gjendje shumë të rënduar. Informacionet i kam nga brenda – nga vetë gardianët. Më thonë se pi pa kontroll, rreth 30 litra raki, dhe është në gjendje të rëndë emocionale,” – deklaroi gazetari, duke e cilësuar situatën si alarmante për një ish-zyrtar të lartë të shtetit.
Pse ndodhet në paraburgim Veliaj?
Erion Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga SPAK, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie. Ai po mbahet në paraburgimin e Durrësit, ndërsa më 22 korrik 2025, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës me arrest shtëpie, duke e lënë në burg me arsyetimin se ekziston rreziku i manipulimit të provave.
Procesi ndaj tij lidhet edhe me aferën e inceneratorëve dhe kontrata të dyshimta gjatë drejtimit të Bashkisë Tiranë.(INA)