Gazetari italian tregon se cilin trajner ka piketuar klubi i Milanos
Gazetari italian Alesandro Jakobone ka thënë se Milani po punon në prapaskenë për ta sjellë trajnerin e Brajtonit, Roberto De Zerbi, edhe pse Tiago Mota mbetet një kandidat i mundshëm për tu ulur në stolin e “kuqezinjve”.
Stefano Pioli është nën kontratë me Milanin deri në 2025, por raportimet e fundit nga Italia pretendojnë se “rossonerët” po mundohen që të gjejnë një trajner të ri për sezonin 2024/2025. Mota, De Zerbi dhe Konte besohet se janë kandidatët kryesor për këtë rol dhe Jakobone tashmë ka përditësuar situatën e De Zerbit.
“E di se Milani po punon në prapaskena për ta sjellë De Zerbin. Ata e bëjnë këtë, pasi kanë mësuar se ai dëshiron të rikthehet në Itali. Të mos harrojmë gjithashtu se asistenti i tij është Andrea Maldera, një tifoz i flaktë i Milanit.
Kuqezinjtë duan të provojnë, por ka vështirësi. Ka një klauzolë lirimi prej 13 milionë eurosh, që për një trajner duket shumë, por nëse dëshironi të planifikoni një të ardhme, ju nuk mund të ndaloni në këtë shumë. Milani do të provojë”, ka thënë Jakobone.