Gazetarja zbulon bisedën në takimin me kreun e SPAK: Më në fund do kemi drejtësi për 21 Janarin
Gazetarja Anila Basha tha se në takimin e kreut të SPAK me gazetarët, pati disa mesazhe.
“Drejtësia e vonuar është e mohuar, për çështjen e 21 Janarit. Rihapja e kësaj çështjeje do hapë edhe arkivat tona të gazetarëve. Ka pasur shumë dëshmi që akuzonin pushtetin e asaj kohe, rikthimi në kujtesë do të ketë efektin e vet politik te qytetarët,” tha gazetarja në ‘Top Story’.
Basha tha po ashtu se se shpejti do kete ekstradime e medha.
“Mua më bëri përshtypje pjesa e çunave të Dubait dhe kërkesave që andej. E dyta çështja e Ahmetajt që tha po presim të jetë subjekt këtu. Nuk mu duk pa lajm por po flet me një gjuhë të…e di shumë mirë që opinioni i ka sytë atje,” tha gazetarja Basha.