GJAKOVË | Sondazhi i UBO Consulting: Ardian Gjini në balotazh me Ardian Golën
AAK me Ardian Gjinin kryeson në Gjakovë me 47.2 për qind, duke lënë pas kështu kandidatin tjetër nga LVV, Ardian Golën me 31.3 për qind, sipas sondazhit të publikuar në Debat Plus me UBO Consulting.
Me këtë rezultatet, GJAKOVA shkon në balotazh me Gjinin nga AAK dhe Golën nga LVV.
Balotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 9 nëntor. /Periskopi/