
Gjarpri helmues zvarritet mes rrobave të varura në dollapin e një shtëpie në Australi
Një banor i një shtëpie në Queensland të Australisë ka gjetur një gjarpër helmues brenda rrobave të varura në dollap.
Për largimin e gjarprit, ai e njoftoi Tom Hudson, pronarin e kompanisë Hudson Snake Catching.
Hudson ka postuar një video në Facebook ku shfaqet gjarpri me sy të vogël, specie kjo mjaft helmuese, teksa rrëshqiste nëpër rrobat e varura.
“Çfarë dreqin po bën atje lart?”, dëgjohet të thotë ai në video.
Por, duke e pasur parasysh se zvarranikët kanë aftësi “ngjitjeje”, nuk është për t’u habitur që kjo specie mjaft e rrallë ka hyrë në dollapin e rrobave. /Telegrafi/