Gjatë muajit maj u gjobitën rreth 45 400 shoferë
Gjatë muajit maj janë gjobitur 45 mijë e 375 qytetarët për shkak të shkeljeve që kanë bërë në komunikacion. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në periudhën nga 01.05.2026 deri më 31.05.2026, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, në zonat urbane dhe korridoret ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 28.494 shkelje të trafikut.
Ndërkaq si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga zyrtarët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, janë regjistruar 16.885 urdhërpagesa për shkak të shkeljeve në komunikacionin rrugor.
Pjesa më e madhe e gjobave ka të bëjë me tejkalimin e shpejtësitë, plot 31 833.
| shekeljë në trafik | |
| gjithsej | 45 375 |
| qyteti i sigurt | 28.494 |
| policia | 45 375 |
| për shkak të tejkalimit të shpejtësisë | |
| gjithsej | 31 833 |
| qyteti i sigurt | 27.360 |
| policia | 4.473 |
Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara nga kamerat e Qytetit të sigurtë, pjesa më e madhe janë për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar – gjithsej 27.360 raste. Po ashtu edhe shumica e gjobave që janë vendosurngapolicët kanë të bëjnë me mos respektimin e shpejtësisë, plot 4.473 shoherë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpeltësia e lejuar.
Kamerat e qytetit të sigurtë kanë regjistruar 833 shkelje për drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar dhe 301 shkelje për kalim në semafor të kuq.
MPB-QYTETI I SIGURT
“Po ashtu, janë shqiptuar gjithsej 781 masa ndalimi për drejtimin e parregullt të automjetit. Prej tyre, 295 janë për kalim në semafor të kuq, ndërsa 486 për tejkalim të shpejtësisë, nga të cilat 347 për shpejtësi mbi 80 km/h në zonë të banuar dhe 83 për shpejtësi mbi 170 km/h në zonë të pabanuar”.
Lidhur me shkeljet që ka regjistruar policia sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm iautomjetit”, 70 shoferë u sanksionuan për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 241 për drejtim pa leje vozitjeje, 33 për shkak të ndalimit të vendosur më parë për drejtimin e një automjeti. Në të njëjtën periudhë, 238 automjete u sekuestruan sipas nenit 300-b të Kodit Penal.
Nga MPB apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, me qëllim që rrugët të jenë më të sigurta për të gjithë. /SHENJA/
