Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe disa lumenj, kishin zënë dhjetëra peshq
Federata e Peshkatarëve Sportiv e Rekretativ të Kosovës njoftoi se janë hasur disa rrjeta ilegale në disa prej lumenjve të vendit, përfshirë dhe liqenin e Ujmanit.
Në njoftim bëhet e ditur se rrjetat u gjeten pas intensifikimit të kontrolleve në lumenj dhe liqene, pas informatave të pranuara ditëve të fundit
“Pas shumë informatave të pranuara gjatë ditëve të fundit, ekipet e FPSRK-së kanë intensifikuar vëzhgimin dhe kontrollet në liqene dhe lumenj. Si rezultat, janë konfiskuar një numër i
konsiderueshëm rrjetash të paligjshme në Ujman, Krushë, Vermicë, Gjakovë, Ura e Shejtë dhe në shumë lokacione të tjera.
Kontrollet dhe vëzhgimet do të vazhdojnë pa ndërprerje. Falënderojmë të gjithë rojet dhe djemtë tanë të përkushtuar që punojnë me profesionalizëm dhe nuk ndalen asnjëherë në mbrojtjen e ujërave dhe peshkut” deklaron FPSRK-ja.