Gjendet i vdekur në burg i akuzuari për vrasjen e dyfishtë në Kumanovë, dyshohet për vetëvrasje
Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për të kryer autopsi mbi trupin e të paraburgosurit të ndjerë në burgun e Kumanovës.
AA
Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për të kryer autopsi mbi trupin e të paraburgosurit të ndjerë në burgun e Kumanovës.
Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari D. Gj. nga fshati Gabresh i Kumanovës, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë, të motrës dhe nipit dhe tentim vrasjes së nipit tjetër, është gjetur i vdekur në burgun e Kumanovës.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vetëvrasje. Ministria e Brendshme vetëm e ka konfirmuar rastin.
D. Gj. ishte në paraburgim në pritje të gjykimit për vrasjen e dyfishtë dhe tentativën e vrasjes, e cila supozohej të niste pas përfundimit të hetimeve, pasi bëhej fjalë për një rast të gjerë.
Nga Prokurori njoftuan sot se është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe do të priten rezultatet e autopsisë.
Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Marrëveshjen e qirasë me Qyetin e Shkupit për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e klinikave
Forumi i gruas i LSDM-së kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas serisë së tragjedive të
Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj.