Gjendet i vdekur në pishinë futbollisti i njohur
Futbolli grek u trondit mbrëmjen e 9 tetorit pas vdekjes së papritur të mbrojtësit të kombëtares, George Baldock, i cili u gjet i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij. Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së futbollistit, ndërsa mësohet se prej disa orësh familjarët kishin humbur kontaktin me të.
Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.
Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari. Në trupin e tij raportohet se nuk ka shenja dhune. /TCh/
Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare futbollisti grek George Baldock. Rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta.
Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare futbollisti grek, George Baldock. Mediat raportuan se mbrojtësi i Panathinaikos u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij të mërkurën vonë në mbrëmje. Shkaku i vdekjes fillimisht ishte i panjohur. Baldock luajti dymbëdhjetë herë për kombëtaren greke dhe për herë të fundit u shfaq në play-off para kampionatit evropian kundër Gjeorgjisë në mars, kur Greqia humbi me penallti. Ai nuk u thirr për duelin e radhës me Anglinë në Ligën e Kombeve këtë të enjte.
Baldock, i cili ka lindur në Buckingham, luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij në Angli, duke përfshirë klube si Sheffield United. Mbrojtësi u transferua në Athinë vetëm në korrik.
“Sheffield United Football Club është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-lojtarit tonë, George Baldock”, tha klubi anglez në një komunikatë.