Gjendet një grua e vdekur në Autostradën “Arben Xhaferi” – Policia po heton rastin
Policia ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në Autostradën “Arben Xhaferi”, është gjetur një trup i pajetë.
Sipas policisë trupi e të pajetës është shtetase e huaj, ndërsa njësitet relevante menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksione.
Njoftimi i plotë:
Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore.