Gjesti i drejtohet Xhenetës pas hyrjes në shtëpi: “S’të vyen trupi kur s’ke mend…”
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka hyrë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, si pjesë e sfidës së mos-reagimit.
Banorët u vunë në provë, pasi nuk duhet të reagonin ndaj hyrjes së saj. Xheneta fillimisht u shfaq në oborr dhe më pas u drejtua në lavanderi, ku ndodhej Gjesti, duke fjetur.
Më pas, situata u zhvendos në oborr, ku Jozi nisi të ngacmonte Xhenetën dhe Gjestin.
Në reagimin e tij, Gjesti ironizoi hapur Xhenetën gjatë diskutimit me Jozin: “Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend,” – duke lënë të kuptohet se fjalët ishin drejtuar ish-partneres së tij.