
Gjigantët brazilian e tundojnë mesfushorin veteran të Arsenalit
Zhorginjo nuk është më në qendër të projektit, por ende luan rol të rëndësishëm tek Arsenali i trajnerit Arteta. Horhe Luiz Frello Filjo, i njohur si Zhorzhinjo, ka luajtur në 18 nga 31 ndeshjet e sezonit për londinezët, por ka qenë titullar vetëm në 10 prej tyre (6 në Premier League, zero në Ligën e Kampionëve).
Ky status i zgjedhjes së dytë, që Zhorzhinjo nuk është mësuar ta përjetojë, mund të çojë në një largim të parakohshëm nga “Topçinjtë”. Kontrata e ish-lojtarit të Napolit dhe Veronës përfundon në qershor dhe nga Brazili vjen një interesim i fortë i Flamengos.
Sipas “Globoesporte”, klubi në fjalë i ka hapur tashmë bisedimet me mesfushorin e lindur në vitin 1991, duke i ofruar mundësinë të transferohet menjëherë dhe të firmosë kontratë 3-vjeçare. Një ofertë joshëse edhe për Arsenalin, i cili do ta pranonte largimin e Zhorzhinjo pa shumë keqardhje, edhe për shkak të pagës së konsiderueshme që ai merr.
I lindur në Imbituba, Zhorzhinjo mbërriti i ri në Itali. Ishte Verona, klubi që investoi për të dhe e prezantoi në futbollin e madh, para se të konfirmohej te Napoli i Maurizio Sarrit. Me Çellsin dhe kombëtaren italiane, ai ka arritur të bëhet një emër i madh, teksa ka fituar dy trofe të rëndësishëm si Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Europian në vitin 2021.