Gjiganti i Premier Ligës refuzon ofertën e çmendur prej 175 mln euro?!
Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, Mohamed Sallah do të qëndrojë te Liverpulli edhe për një sezon, pavarësisht se kontrata e tij skadon në 2025 dhe zgjedhjen për të mos rinovuar marrëveshjen me Të Kuqtë (rinovimi i fundit u bë dy sezone më parë).
Në javët e fundit klubi refuzoi një ofertë të madhe nga Al Ittihad prej 175 milionë eurosh, për të njëjtat arsye.
“Sallah është një lojtar i Liverpullit dhe do të qëndrojë i tillë deri në fund të kontratës së tij. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë përparime të mëtejshme në javët në vijim, por për momentin zgjedhja është bërë dhe nuk ka gjasa që të ndryshojë nga tani deri në fund të verës.
Viti i ardhshëm do të jetë sezoni i fundit në ‘Anfield”, më pas Sallah dhe Liverpulli do të ndahen përfundimisht. Duke përjashtuar surprizat,” raporton e përditshmja britanike.