Gjiganti turk planifikon transferimin e Granit Xhakës
Skuadra e Gallatasarajit është në kërkim të një mesfushori dhe tashmë po “peshkon” në Bajer Leverkuzen. Sipas “Todofichajes”, klubi nga Superliga e Turqisë e dëshiron Granit Xhakën.
Gallatasaraj po planifikon t’i bëjë fondet për ta transferuar mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës gjatë afatit të verës 32-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me klubin nga Bundesliga.
Gjatë këtij sezoni, Xhaka në ligë ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asiste./Indeksonline/