Gjiknuri: Opozita e kushtëzoi reformën me propozime të pandershme duke e futur në ngërç
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri tha në emisionin Now në Euronews Albanian se pretendimet e opozitës për bllokim të reformës zgjedhore nga mazhoranca nuk qëndrojnë.
Gjiknuri u shpreh se opozita e kushtëzoi reformën me disa propozime të pandershme duke e futur në ngërç.
Sipas tij, paketa e mazhorancës nuk është reformë zgjedhore, por adresimi i 2 çështjeve që vijnë nga vakumi i krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, siç është pragu dhe vota e diasporës.
“Nëse ndryshimet në reformën zgjedhore nuk miratohen brenda korrikut janë pamundura të zbatohen në 2025. Aty u kushtëzua me disa gjëra që unë i kam quajtur propozime të pandershme, ngre një oferte që nuk pranohet dhe thua unë e bëra timen. Paketa jonë nuk është reformë zgjedhore, është adresimi i 2 çështje që burojnë nga vendime të Gjykatës Kushtetuese që kanë krijuar një vakum ligjor, çështja e pragut dhe vota e diasporës. Ne propozuam të adresojmë këto propozime. Dështimi në dialog në politikën shqiptare ka kohë që ndodh. Ne paraqitëm një propozim që ka marrë parasysh projekt ligjin e propozuar nga deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe Bardhi”, tha Gjiknuri.