AA
Katër ndërmarrjet publike në Shkup do të kenë drejtues të rinj të përkohshëm. Kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski, mbrëmë bëri publike emrat e tyre.
Në NP “Rrugë dhe rrugica” për drejtor është propozuar Boris Nastov, i cili ka mbajtur këtë funksion në fillim të mandatit të ish-kryetares Danela Arsovska, ndërsa në “Vodovod dhe Kanalizim” do të vijë Ivan Mitrovski, nënkryetar aktual i komunës Kisella Vodë.
Siç njoftoi Gjorgjievski, në Ndërmarrjen Publike të Transportit (JSP) do të emërohet një person me përvojë të gjatë në këtë ndërmarrje, ndërsa në “Higjiena Komunale” – një profesionist nga sektori komunal i Qytetit të Shkupit.
“ Në “Higjiena Komunale” do të emërohet një drejtor i cili ka treguar rezultate të shkëlqyera gjatë periudhës së fundit, gjatë aksionit “72 orë”. Nuk është drejtori aktual i përkohshëm. Quhet Dragi, një person që ka punuar shumë vite në sektorin komunal të Qytetit të Shkupit, nuk ka qenë i ekspozuar as partiak dhe as në publik. Në JSP Shkup do të emërohet Sashe, i cili punon prej vitesh në këtë ndërmarrje, ka përvojë dhe e kupton procesin, tha Gjorgjievski për emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5.(INA)
Në një intervistë për gazetarin Thimi Samarxhiu në Euronews Albania, profesori dhe studiuesi Arsim Sinani ka zbuluar një dokument autentik
Kombëtarja e Shqipërisë është shumë pranë një arritje historike, vendi i 2-të në Grupin K për kualifikueset e “Botërorit 2026”,
Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar sot paralajmërimet e Valbon Limanit, i cili ka njoftuar se do ta kontestojë juridikisht vendimin