AA
Gjuha shqipe ka qenë sërish shkak për përplasje të ashpra mes partive politike në Kuvend. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Elmi Aziri, ka akuzuar hapur Kuvendin dhe shërbimet e tij për përbuzje dhe injorim sistematik të gjuhës shqipe në dokumentet zyrtare.
Nga foltorja e Kuvendit, Aziri ka ngritur zërin duke denoncuar publikisht një dokument zyrtar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, i cili u është dorëzuar deputetëve vetëm në gjuhën maqedonase, duke anashkaluar plotësisht versionin në shqip.
Ai shtoi se kjo sjellje tregon për një qasje diskriminuese dhe përçmuese ndaj gjuhës shqipe.
ELMI AZIRI – DEPUTET
“Edhe sot, ne kemi pranuar një dokument një raport nga Komisioni për Politikë Sociale Demografisë dhe Rinisë i cili është vetëm në gjuhën maqedonase dhe që natyrisht nuk është hera e parë. Kjo situatë është në vazhdimësi, por ne e kemi obligim njerëzor dhe ligjorë që të dalim së paku para opinionit me dëshmi dhe me argumente të shohim se si dhe sa zbatohet, ligji për përdorimin e gjuhëve”
Azirit ju përgjigj kryeparlamentari, Afrim Gashi. Ai siguroi se materialet janë edhe në gjuhën shqipe.
AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR
“Materialet që dorëzohen deri tek deputetët përkthehen edhe në gjuhën shqipe, në moment, materialin e keni edhe në gjuhën shqipe në e-parlament. Problemi është se ende nuk është shtypur në hard kopy dhe nuk është dorëzuar, materlialet janë edhe në gjuhën shqipe dhe vazhdimisht kanë qenë”
Kjo nuk është hera e parë që deputetët përplasen për çështjen e gjuhës shqipe. Në disa raste më heret ka rastisur që opozita shqiptare Aleanca kombëtare për Integrim ka bllokuar punën e trupave punues të kuvendit me disa orë për shkak të mos përdorimit të gjuhës shqipe.
Mevludin Imeri /SHENJA/
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur sonte, në emisionin “Debat në SHENJA”, se për herë
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka reaguar ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët lidhur me përzgjedhjen e “mësimdhënësve
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me përzgjedhjen e mësimdhënësve më të mirë për vitin shkollor 2025/2026, duke ngritur