Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gjykata hodhi poshtë kërkesën, babai i Vanjës mbetet në paraburgim
Maqedoni

Gjykata hodhi poshtë kërkesën, babai i Vanjës mbetet në paraburgim

January 22, 2024

AA

Babai i të vrarës Vanja Gjorçevska mbetet në paraburgim në burgun hetimor në Shutkë. Gjykata penale rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së tij për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

Aleksandar Gjorçevski është arrestuar në fillim të dhjetorit, pasi të dyshuarit e tjerë kanë treguar se ai i jepte informacion të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski – Palço, për lëvizjet e vajzës së tij. Dy javë më parë, avokati Vladimir Tufegxhiq kërkoi arrest shtëpiak “për të ruajtur kohezionin e familjes së prekur nga kjo tragjedi”. Kërkesa pasoi publikimin nga politikani kontrovers serb Srgjan Nogo të një video-materiali në të cilin ai pretendon se Gjorçevski dyshohet padrejtësisht dhe se ai në të vërtetë ka zbardhur vrasjen e vajzës së tij.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuarit, Vllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstradues. Procedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.