AA
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar punën e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo po vepron si “hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes”. Ai komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme.
“Kjo është ngjashëm sikur Arben Vitia të lëshojë vendim mjekësor që ata shtatë gjyqtarë të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së tyre të rënduar”, ka thënë Kurti.
Sipas kryeministrit, që nga mesi i prillit, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa një muaj e gjysmë janë vonuar për të trajtuar ankesën e AAK-së dhe po aq për ankesat e LDK-së e PDK-së.
“Opozita orë e çast i drejtohej Kushtetueses. A e dini pse, sepse pesë nga shtatë gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur në 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe”, ka shtuar ai.
Kurti ka thënë se nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese ka penguar punët e Qeverisë.
Ai ka theksuar se tetë herë vendimet e saj kanë penguar nismat reformuese të qeverisë, duke i shpallur ato antikushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese si kryeministër”, ka përfunduar Kurti.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij të punës në
Policia e Maqedonisë së Veriut do të riorganizojë komunikacionin në qytetin e Shkupit që në orët e mëngjesit. Kufizimet janë
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, kanë përcjellë mesazhe urimi me