Gjykata refuzon kërkesën e Miley Cyrus për të rrëzuar padinë për “Flowers”
Miley Cyrus do të përballet me një padi për të drejtat e autorit të këngës së saj “Flowers”, pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e saj për ta rrëzuar çështjen.
Tempo Music Investments, e cila zotëron një pjesë të hitit të Bruno Mars, “When I Was Your Man”, e paditi Cyrus duke e akuzuar për “kopjim të qëllimshëm” të këngës së vitit 2013.
Ekipi ligjor i këngëtares argumentoi se Tempo nuk ka “të drejta ekskluzive” për ta ndjekur çështjen në gjykatë, por gjyqtari hodhi poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se bashkëpronarët kanë të drejtë kolektive mbi të drejtat e autorit, shkruan DailyMail.
Një përfaqësues i Tempo e quajti vendimin “të pritshëm”, ndërsa avokatët e tyre thanë se janë të sigurt për fitore.
Padia kërkon ndalimin e riprodhimit dhe shpërndarjes së “Flowers”, si dhe dëmshpërblim financiar.
Të dyja këngët kanë qenë hite të mëdha, me “Flowers” që fitoi “Record of the Year” në Grammy, ndërsa “When I Was Your Man” u nominua në të njëjtën kategori në 2014.




A i ka pasur LVV votat për Vjosa
Mimoza Kusari- Lila ka thënë se Vjosa Osmani nuk i ka pasur të garantuara votat për presidente. Ajo ka thënë
Zejd Rexhepi reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese: Përmendja e
Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka reaguar pas rrëzimit të
BDI: Dorëheqje e menjëhershme e Kostadinovskit!
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me deklaratat skandaloze të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në lidhje me