
Gjykata Speciale refuzon mocionin e mbrojtjes për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
AA
Trupi gjykues në çështjen ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ka marrë vendim për rrëzimin e mocionit të përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Trupi gjykues nuk është bindur që mocioni mund të rrëzojë pjesë të caktuara të aktakuzës.
Ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.
Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka nisur më 3 prill 2023.