Gjykatësja kushtetuese Jadranka Daboviq – Anastasovska dha dorëheqje
Gjykatësja kushtetuese Jadranka Daboviq – Anastasovska dha dorëheqje nga funksioni gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dorëheqja, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është parashtruar për shkaqe shëndetësore dhe personale.
Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Jadranka Daboviq-Anastasovska, u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor 2023.
Ajo zëvendësoi gjyqtarin e pensionuar Jovan Josifovski.