AA
Shqipëria është kualifikuar tashmë në play-off, me Anglinë si fituese të grupit që do të shkojë direkt në Botëror ndaj ndeshja e së dielësz në një aspekt nuk ka peshën e rezultatit mbi vete.
Trajneri i kuqezinjve ka dhënë mendimet e tij për këtë ndeshje, duke treguar edhe pritshmërinë që ka për ekipin por edhe për dilemat që ka.
Por mbi të gjitha për 5 lojtarët kryesorë të formacionit pra 50% e ekipit bazë rrezikojnë të në ndeshjen me Anglinë që të humbasin ndeshjet që kanë më tepër vlerë ato të Play off-it në muajin mars. Bëhetë fjalë për një rrezik kartonash dhe 5 lojtarët janë Arlind Ajeti, Julian Shehu, Mario Mitaj, Nedim Bajrami dhe Rei Manaj. Kjo me sa duket është pika kyçe e formacionit ndaj Anglisë.
“Eshtë e vërtetë dhe jemi në një dilemëp shumë të madhe se çfarë do të bëjmë për ndeshjen e së dielës pasi rrezikojmë shumpë, kam folur me Doriva dhe Zabaletën për këtë dhe jemi në dyshime të mëdha. Nga njëra anë na duhet të mendojmë për ndeshjet e marsit nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se kjo ndeshje e së dielës është kundër Anglisë, skuadrës më të forte në Botë. Besoj se do të vendosim disa orë përpara ndeshjes pasi duhet të jemi racional dhe të kujdesshëm,” – tha Sylvinho.
Në Kalanë e Shkupit po u jepet dora e fundit punimeve në dy objekte për Muzeun e Parahistorisë dhe Muzeun
Dy zyrtarë policorë, një maqedonas dhe një boshnjak, dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas zbulimit të rastit
Njohësi i çështjeve evropiane Ismet Ramadani, në intervistën e mbrëmshme në Alsat porositi partitë shqiptare të ulen në tryezë të