Gjysmë milioni euro u gjetën në një bunker në një minibus në pikën kufitare Tabanoc
AA
Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar rreth gjysmë milioni euro në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në një rast që autoritetet e kanë cilësuar si sekuestrim historik.
Sipas drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski, paratë janë zbuluar gjatë një kontrolli me skaner, i cili ka identifikuar modifikime të dyshimta në një minibus.
Valuta e huaj, së bashku me automjetin, është konfiskuar, ndërsa si autor i dyshuar i veprës është një shtetas i Shqipërisë. Sipas autoriteteve, minibusi i përkiste një agjencie turistike nga Shqipëria dhe në të udhëtonin shtatë pasagjerë në momentin e kontrollit.
Rasti është trajtuar nga Gjykata Themelore në Kumanovë, e cila ka marrë vendim lidhur me procedurat e mëtejshme.
Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoki tha se pret që gjatë ditës së nesërme çmimi i naftës të rritet për 2
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të
Në një kontroll aksional të kryer më 4 korrik nga ora 17:00 deri në orën 23:00 në zonën e Shtipit,