
Goditje për Man. Junajtedin, 8 javë pa Lisandro Lopezin
Man. Junajtedi për plotë 8 javë do të jetë pa Lisandro Martinezin, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Uest Hemit në Premier Ligë.
Pasi u kthye nga lëndimi, lojtari i Argjentinës duhej të largohej nga fusha në pjesën e dytë dhe pavarësisht asaj që dukej si një dëmtim në fund të sezonit, skanimet e mëtejshme arritën në përfundimin se nuk do të kërkohej asnjë operacion.
Martinez ka një ndrydhje të ligamentit kolateral në gju dhe pritet të kthehet në lojë pas pushimit ndërkombëtar në mars.