Gold Ag në Hagë takohet me Rexhep Selimin: Të fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari
Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold Ag, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar për në Hagë.
Gjatë vizitës së tij, Gold Ag ka realizuar një takim emocional me Rexhep Selimin, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po mbahet në Dhomat e Specializuara. Në postimin e tij, këngëtari e ka quajtur Selimin “vëlla të zemrës” dhe ka ndarë një mesazh të fuqishëm.
“Takim me vëllaun e zemrës Rexhep Selimin. T’fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari. U pafshim n’Kosovën e lirë”, ka shkruar Gold Ag në Instagram, duke emocionuar ndjekësit e tij.
Ky veprim i artistit, i cili njihet për qëndrimet e tij patriotike dhe përkrahjen ndaj vlerave të luftës për çlirim, ka ngjallur reagime pozitive nga fansat dhe opinioni publik.
(VIDEO) Zjarri në Vizbeg, aktakuzë kundër tre personave
Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik për veprën penale “Rrezikim i
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën
Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së. “Kuvendi, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës
(VIDEO) Sot fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme në kompanitë
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme do të fillojnë nga sot kontrollet e jashtëzakonshme në kompanitë që