Gostivari me iniciatiavë: Sfidat e javës së 17 dhe të 18-të të zhvillohen në pranverë
Skuadra e Gostivarit, me mbështetjen e disa klube të Ligës së Parë, ka nigritur një iniciativë, që dy xhirot e fundit, të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, të shtyhen për në pranverë. Arsyeja për këtë janë fushat kaotike të futbollit në vendin tonë.
Komisioni i Urgjencës do të duhet të vendosë nëse do të shtyhen dy xhirot e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit, pasi që nesër do të luhen ndeshjet e javës së 17-të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, të zhvendosura nga fundjava.
Tani më është konfirmuar se përballjet e javës së 17-të do të luhen pa praninë e publikut, me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.