AA
Ish-legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka përjetuar një episod tronditës gjatë natës në banesën e tij pranë Marsejës.
Një hajdut është futur në shtëpinë e tij rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa Platini ndodhej brenda.
Zhurmat nga kopshti e zgjuan ish-yllin e Juventusit, i cili zbriti në katin e poshtëm për të kontrolluar. Aty ai pa hajdutin teksa largohej me shpejtësi dhe menjëherë njoftoi policinë.
Sipas mediave të huaja, grabitësi ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme trofesh dhe medaljesh me vlerë të madhe ekonomike dhe sentimentale. Fillimisht raportohet për rreth njëzet objekte të vjedhura nga dhoma e trofeve, e cila ndodhej në një aneks të shtëpisë. Nuk është përpiluar ende një listë e plotë e sendeve të humbura.
Prokuroria e Marsejës ka hapur një hetim për “vjedhje me dhunë me rrethana rënduese”, ndërsa grabitësi është ende në arrati dhe ka humbur çdo gjurmë menjëherë pas krimit.
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Ishte një pasdite me diell të butë mbi Stamboll. Ishim ulur në një kafe të
Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Fatmir Limani, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Koçiu, në të
Ambasada e Turqisë në Shkup dhe Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB) organizuan program iftari në