
Grabitet një bankë në Shkup
Një filiale e bankës në bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup është grabitur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka marrë para me anë të kërcënimit me armë.
“Sot (04.06.2024) në ora 11:25 në SPB Shkup është raportuar se në një filiale të një banke në Bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, një person ka kanosur me armë punonjësit dhe ka marrë para.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.