Grabitet shtëpia e Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles
AA
Hajdutët grabitën shtëpinë e aktorit Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles.
Hajdutët thyen xhamin dhe hynë në pronën e tyre, raporton TMZ.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës teksa çifti ndodhej jashtë qytetit dhe alarmi i shkaktuar nga xhamat e thyer nuk ka mjaftuar për të ndaluar hajdutët të hyjnë brenda.
Hanks dhe Wilson nuk janë viktimat e vetme të vjedhjeve në Los Angeles dhe përreth. Së fundmi, një gjë e ngjashme i ka ndodhur reperit Bhad Bhadie, aktores Sarah Hyland dhe aktorit e komedianit Marlon Wayans.
Tom Hanks dhe Rita Wilson janë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit. Ata festuan 36 vjetorin e martesës në maj.
Çifti u martua më 30 prill 1988.
Hanks ishte i martuar më parë me Samantha Lewes.
Mickoski merr pjesë në kongresin e PPE-së në
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me delegacionin partiak, prej sot deri më 20 mars, do të marrë pjesë
Ka përfunduar plotësisht evakuimi i të gjithë qytetarëve
Me fluturimin e djeshëm, ka përfunduar plotësisht evakuimi i të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes
Saveski: Nuk do të ketë lëndë në sirtar
Ajo që unë dua të bëj është të garantoj një llogaridhënie dhe transparencë radikale, digjitalizim, dhe kushte pune që një