Granit Xhaka me rekorde të reja në fitoren e Leverkuzenit
Bajer Leverkuzen ka marr një fitore të madhe ndaj Volfsburg me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 25-të të Bundesligas. Golat për aspirinat në këtë përballe i shënuan Natan Tella dhe Florian Virtz, ndërsa Granit Xhaka kishte paraqitje të jashtëzakonshme. Mesfushori kryesor i ekipit luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa kishte 174 prekje të topit. Edhe sa i përket pasimeve ai ishte i jashtëzakonshëm pasi nga 165 ai kompletoi 161 sosh, një numër shumë i madh që rrallë arrihet në futbollin modern.
Madje 87 nga 89 i kishte në fushën e kundërshtarit, rekord që nuk e ka arritur asnjë lojtarë asnjëherë nga sezoni 2015/16. Xhaka kishte po ashtu dy gjuajtje në kuadrat dhe dy spastrime nga zona, ndërsa shtoi edhe tri pasime kyçe për bashkëlojtarët.
Bajer Leverkuzen mori fitoren e 21-të në Bundesligë, ndërsa ka 67 pikë, ose 10 më shumë se sa Bajern Munihu në vendin e dytë.