Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gratë fitojnë 12% më pak se burrat në Maqedoninë e Veriut, hendeku më i madh te të arsimuarat
Maqedoni

Gratë fitojnë 12% më pak se burrat në Maqedoninë e Veriut, hendeku më i madh te të arsimuarat

September 19, 2026

AA

Edhe diploma dhe përvoja nuk garantojnë barazi në të ardhura. Gratë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të fitojnë mesatarisht rreth 12% më pak se burrat, ndërsa diferencat më të mëdha janë evidentuar te personat me arsim të lartë dhe te të punësuarit e moshës 45 deri në 49 vjeç.

Të dhënat e fundit zyrtare janë bërë publike nga Aleanca për Barazi Gjinore (GEA) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pagës së Barabartë.

Sipas GEA-s, hendeku gjinor në paga nuk krijohet vetëm në momentin kur paguhet paga. Ai është rezultat i pabarazive që shfaqen shumë më herët gjatë jetës profesionale të grave.

Zgjedhja e profesionit, mundësitë më të kufizuara për avancim, përfaqësimi i ulët në pozita drejtuese, përgjegjësitë më të mëdha për familjen dhe shtëpinë, si dhe qasja e pabarabartë në financa dhe sipërmarrje janë disa nga faktorët që ndikojnë në këtë hendek.

Në fund, këto dallime reflektohen jo vetëm në pagë, por edhe në pension dhe siguri ekonomike.

Çfarë po ndodh në BE?
Në Bashkimin Evropian, hendeku gjinor në paga në vitin 2024 ishte 11.1%, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat.

Në nivel global, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), gratë ende fitojnë rreth 20% më pak se burrat.

Megjithatë, GEA sqaron se hendeku gjinor në paga nuk nënkupton automatikisht se një grua paguhet më pak se një burrë për të njëjtën punë. Ky tregues paraqet dallimin mes të ardhurave mesatare të grave dhe burrave në tregun e punës.

Në të ndikojnë segregimi në profesione, mungesa e grave në pozita drejtuese, ndërprerjet e karrierës për shkak të obligimeve familjare, shpërndarja e pabarabartë e punës së papaguar të kujdesit, si dhe diskriminimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë.

Vetëm 13.78% e kredive korporative për kompani në pronësi të grave
Pabarazia shfaqet edhe në qasjen në financa.

Sipas një analize të GEA-s, të bazuar në të dhënat e Bankës Popullore, vetëm 13.78% e kredive korporative sipas numrit dhe 7.83% sipas vlerës janë miratuar për kompani në pronësi mbizotëruese të grave.

Ndërkohë, gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara edhe në pozitat ku merren vendimet kryesore ekonomike dhe politike.

“Paga e barabartë është pasojë e mundësive të barabarta”
Nga Aleanca për Barazi Gjinore theksojnë se ngushtimi i hendekut gjinor në paga kërkon masa më të gjera sesa vetëm ndryshime në sistemin e pagave.

Institucioneve dhe punëdhënësve u kërkohet të sigurojnë më shumë transparencë në paga, mundësi të barabarta për avancim, përfaqësim më të madh të grave në pozita drejtuese, qasje më të mirë në financa për gratë sipërmarrëse dhe monitorim të rregullt të statistikave sipas gjinisë.

Sipas GEA-s, barazia gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave të njeriut, por edhe faktor i rëndës. (INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15482
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.