
Gravesen: Zidani ka 3 opsione, dy skuadra dhe një kombëtare
Tomas Gravesen ka thënë se Zinedin Zidan do të preferonte një rikthim në Real Madrid në vend të Man. Junajtedit t dhe përveç “Los Blankos”, francezi vetëm edhe dy ekipe do t’i drejtonte. Ish-maestro i mesfushës ka parë të vlerësojë opsionet e tij, përpara se të marrë një vendim, me dëshirën e tij për të menaxhuar Francën të paktën deri në vitin 2026.
Lidhjet për të zëvendësuar Tomas Tushellin në Bajern Munih thuhet se janë të pabaza, por Man. Junajted është një opsion me Erik ten Hag nën presion. Gravesen u pyet për pikëpamjen e tij mbi lëvizjen e ardhshme të Zidanit dhe ai beson se shansi për një rol në Ligën Premier nuk është aktualisht në rendin e ditës.
“Kam folur me Zidanin në Madrid dy vjet më parë. Ai më tha se do të pranonte vetëm tre punë. Marsejën, Real Madridin dhe Francën”, ka thënë fillimisht Gravesen.
“Në lidhje me Man. Junajtedit? Ai do të donte një buxhet të madh për të ndërtuar një ekip. Sepse është e vështirë të bësh diçka me ekipin që ka Erik ten Hag për momentin. Por, nëse trajneri i duhur hyn në kohën e duhur, situata mund të ndryshojë”, përfundoi ish-bashkëlojtari i Zidanit.
Zidan nuk pritet të ofrojë një përditësim mbi planet e tij deri në fund të sezonit me gjasat që të hapen të paktën dy vende pune në Itali.