Grinvud zgjedh klubin francez para Juventusit dhe Çellsit
Mejson Grinvud po largohet nga Man. Junajtedi pas rikthimit nga huazimi i suksesshëm te Getafe sezonin e fundit. Sulmuesi anglez shfaqi formë të shkëlqyer në La Liga dhe shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.
Juventusi dhe Çellsi ishin në garë për lojtarin, megjithatë është gjiganti francez Olimpik Marsejë që ka fituar garën për shërbimet e Grinvud. Marseja ka paraqitur një ofertë për sulmuesin prej 32 milionë eurove dhe bisedimet me drejtuesit e Man. Junajtedit janë në fazë të avancuar.
“Djajtë e Kuq” shpresojnë të fitojnë rreth 40 milionë euro nga shitja e anglezit, megjithatë drejtuesit e dy klubeve po vazhdojnë diskutimet. Grinvud luajti si huazim te Getafe sezonin e kaluar, duke shënuar 10 gola në 36 paraqitje dhe duke bërë gjashtë asistime.