Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet me 17 shtete evropiane
Teksa pak ditë më parë në vendin tonë u identifikua dhe u izolua një vatër me gripin e shpendëve, Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë hapa të tjera për ndalimin e përhapjes së H5N1.
Ministria e Bujqësisë përmes urdhrave të posaçëm ka marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare të shpendëve, për shkak të shfaqjes së këtij virusi në disa vende të ndryshme të Evropës.
Ndër masat kryesore të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë përfshijnë ndalimin e importit apo kalimit tranzit nëpërmjet territorit të Shqipërisë me 17 shtete, të shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve 24-orësh, materialit biologjik të shpendëve, vezët e shpendëve, mishi i shpendëve të patrajtuar termikisht apo dhe nënproduktet e shpendëve të patrajtuar termikisht.
Masa janë marrë edhe për mbrojtjen ndaj infeksionit të njohur me termin “Gjuha Blu” që prek kryesisht bagëtitë e cila është shfaqur në Suedi, Danimarkë, Portugali, Austri, Holandë dhe Spanjë.
Pak ditë më parë Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se për shkak të gripit të shpendëve u monitoruan 2,304 ferma në vend me mbi 96 mijë shpendë ku janë analizuar 90 mostra zyrtare të tyre.
/a.r