Grizman parakalon Aragonesin, bëhet golashënuesi i parë i Atletikos
Antoan Grizman tashmë ka thyer rekordin e legjendës Luis Aragones, duke vendosur veten në pozitën e parë për më shumë gola të shënuar në histori të klubit të Atletiko Madridit. Kjo e fundit u mposht në vazhdime me rezultat 5-3 (3-3) nga Real Madridi në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arabinë Saudite, në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Megjithatë, edhe pse ishte një natë zhgënjyese për “Los Rojiblankos”, një pikë e ndritur ishte goli i bukur i shënuar nga ylli i skuadrës, Antoan Griezman. Ky gol ishte i 174-të i francezit Griezman për klubin kryeqytetas, i cili e vendosi atë përpara Luis Aragones (173) si golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos. Duke folur pas ndeshjes, Griezman shprehu krenarinë e tij për thyerjen e rekordit.
“Është diçka e pabesueshme për mua, një burim i madh krenarie. Në pjesën e parë kishte shumë emocione, por ne duhej të ktheheshim në lojë”, ka thënë Grizman pas rekordit.