Grizman shpjegon kriterët e zgjedhjes së ngjyrës për flokët e tij
Antoan Grizman nuk zbuloi se cila do të jetë ngjyra e tij e ardhshme e flokëve, por zbuloi kriteret në bazë të të cilave ai e zgjedh atë. Sulmuesi, kampion bote me Francën, së fundmi ka hyrë në historinë e klubit spanjoll duke u bërë golashënuesi më i mirë I Atletiko Madridit, duke shënuar golin e 174-të në 368 ndeshje në Superkupën e Spanjës, por përveç magjisë së tij në fushë, ai ka spikatur gjithmonë për pamjen e tij.
Që nga debutimi i tij me fanellën e Real Sosiedadin, ai ka eksploruar pothuajse të gjitha terrenet kur bëhet fjalë për flokët: të shkurtër, kaçurrelë, të gjatë, të rruar anash. Të lyer me çdo lloj ngjyre. Flokët e oksigjenuara të Griezman-it nuk kanë kaluar kurrë pa u vënë re në fushat e La Liga-s dhe të qeshurat me të cilat trajneri Didier Deshamp e mirëpriti futjen e tij në fushë me flokë rozë neoni është e famshme.
Cila do të jetë ngjyra juaj e ardhshme e flokëve dhe si e zgjidhni atë?
“Fëmijët e mi votojnë dhe fiton ngjyra më e votuar. Unë kam tre fëmijë dhe kur dua të ndryshoj ngjyrën e flokëve, ne votojmë. Ata fillojnë të zgjedhin, të thonë ngjyrat: rozë, blu, jeshile, çdo ngjyrë. Ne votojmë dhe ngjyra më e votuar fiton. Tani po pres momentin më të mirë për ta bërë sërish,” ka thënë mes tjerash Grizman.