“Gruaja ime”, a janë martuar Ronaldo me Georginan?
AA
Cristiano Ronaldo i ishte referuar si “partnerja ime” gjithmonë Georgina Rodriguezit.
Por, së fundmi, ylli portugez po i referohet bukuroshes argjentinase me nënshtetësi spanjolle si “gruaja”.
Gjithashtu, kohëve të fundit bie në sy se ylli portugez dhe partnerja e tij e mbajnë nga një unazë në dorë.
Klipi po shkakton shumë emocione te fansat. Shumë spekulojnë në komente se superylli i klubit saudit Al-Nassr dhe modelja spanjolle-argjentinase u martuan fshehurazi.
Nuk është hera e parë që kampioni i Europës 2016 i referohet partneres së tij si grua.
Tre javë më parë, Ronaldo foli për Georginan nga një sallë fitnesi.
“Kur nuk shkoj në palestër, më pëlqen të stërvitem në shtëpi me gruan time. Unë mund ta shtyj atë dhe ajo mund të më shtyjë mua”, tha futbollisti.
“Në këtë pikë, nuk e di nëse Cristiano është i martuar me Georginan apo jo”, citoi revista “People” të thoshte një zëdhënës i superyllit.
Georgina gjithashtu i ishte referuar Ronaldos si “burri” i saj në serialin e saj në Netflix “I am Georgina” (sezoni 3 është planifikuar të dalë këtë vit).
Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit
Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në
Derivatet e naftës ulen për dy denarë në
Qytetarët duke filluar nga sot do të furnizohen me karburante më të lira. Në pikat e shitjes së kompanive më
Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka përfunduar aksioni në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.Në njoftim, po ashtu shtohet