AA
Një rast i pazakontë ka marrë epilog pas më shumë se një viti në Ferizaj.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se N. Jakupi, e cila ishte raportuar e zhdukur nga bashkëshorti i saj, G. Jakupi, është kthyer në Kosovë dhe ka treguar arsyen e largimit.
Sipas dosjes hetimore, G. Jakupi kishte raportuar më 29 qershor 2024 se gruaja e tij ishte larguar nga banesa më 18 qershor dhe nuk ishte lajmëruar më. Pas kërkimeve, policia kishte siguruar informacione se ajo ndodhej në Beograd.
Më 8 shtator 2025, N. Jakupi është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Ferizaj, ku ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se gjatë kësaj kohe kishte bashkëjetuar në Beograd me një person të quajtur B. Qerimi, deri më 6 shtator 2025 kur vendosi të kthehej tek fëmijët e saj në Kosovë.
Ajo ka sqaruar se gjatë gjithë kohës nuk ishte keqtrajtuar, përkundrazi kishte kaluar mirë, por tani kishte zgjedhur të rikthehej në familje.
Pas intervistimit, N. J është liruar dhe është kthyer në banesën e saj, duke u mbyllur kështu rasti si “Person i gjetur”.
Deputeti Salih Murat ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e BDI-së dhe liderin e Frontit Europian, Ali Ahmeti, të
Dobësi në regjistrimin e kërkesës dhe detyrimeve, parregullsi në realizimin e të ardhurave, dhënien e lëshimeve dhe shpërblimeve, kompensime të
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka caktuar mbledhje për më 17 shkurt, në të cilën do të japë mendim për kandidatët