Gruaja që e bëri tatuazh emrin e Trumpit në ballë, tani po mbledh mijëra fonde për heqjen e tij
Një mbështetëse e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e cila tërhoqi vëmendjen e botës pasi bëri tatuazh mbiemrin e ish-presidentit në ballin e saj, tani po kërkon fonde për ta hequr atë.
Dedikimi i Rain Monroe për kandidatin presidencial të Partisë Republikane shkaktoi bujë muajin e kaluar, por tani, 21-vjeçarja ka treguar se dëshiron ta largojë bojën.
Në një seri postimesh në rrjete sociale, Monroe u fotografua duke mbajtur një tabelë ku shkruhej ‘Më duhen para për heqjen e tatuazheve’.
Dhe me emrin e Trumpiot ende të dukshëm në ballin e saj, ajo u filmua nëpër Londër duke u kërkuar të huajve para, përcjell Telegrafi.
“Urrejtja nga njerëzit më ka prekur mua”, zbuloi Rain me origjinë nga Britania e Madhe.
“Unë po mbledh para që të mund ta heq atë. Mund të kushtojë deri në 5,000 dollarë”, shtoi ajo.
View this post on Instagram
Një qytetar iu lut: “Mos e hiq! Tatuazhi më i mirë ndonjëherë”.
Një tjetër shtoi: “Mbaje! Ti je një legjendë tani”.
Ndryshe, Rain bëri tatuazhin në një studio tatuazhesh në Londrën Lindore. /Telegrafi/