
Grumbullohet shuma e kërkuar për shërimin e Riga Manit, një mërgimtar i dha mbi 25 mijë euro
Vogëlushja 10 muajshe, Riga Mani, e cila është diagnostifikuar me tumor qe dy muaj që po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, derisa mjekët e kanë rekomanduar familjen e saj që ta dërgojnë për trajtim jashtë vendit.
Për Rigën u kërkuan urgjentisht 25 mijë euro për t’u trajtuar në një spital turk dhe sot familja e saj kërkoi ndihmë publikisht.
Tashmë është bërë e ditur se një mërgimtar ka dhuruar mbi 25 mijë euro për shërimin e saj, teksa janë siguruar 40 mijë euro në total.