
Guardiola: Jam i bindur, do të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, mbetet i sigurtë për kualifikimin e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër pavarësisht humbjes 0-1 të së shtunës ndaj Notingam Forestit. Skuadra e “qytetarëve”, aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Premier Ligë.
“Sigurisht që të përfundosh mes skuadrave që kualifikohen në Ligën e Kampionëve është një sukses i madh, por duhet të fitosh. Edhe nëse është i pesti, i gjashti apo i shtati, duhet të fitosh ndeshje prë të shkuar në Ligën e Kampionëve. Mendoj se ai është vendi ky i takon ekipit tonë”, tha Guardiola.
“Sigurisht që duam të jemi në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë problem nëse nuk shkojmë aty. Man. Siti ka një dekadë që luan rregullisht aty, ka fituar një herë trofeun. Ne jemi mësuar të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme dhe duhet të përpiqemi ta bëjmë sërish atë”, tha trajneri spanjoll.
“Ndonjëherë rrethanat bëjnë diferencën, por në Premier Ligë, nëse pas 38 ndeshjesh nuk jemi në gjendje të përfundojmë në zonën e Ligës së Kampionëve, kjo do të jetë sepse nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Por ne do të jemi atje në fund të kampionat, jam i bindur”, tha Pep Guardiola.