
Guardiola kërkon ndryshime, Romano zbulon 3 transferimet e merkatos së janarit
Man. Siti do të jetë super aktiv në merkaton e janarit. Klubi anglez synon të kalojë krizën dhe është gati të pranojë të gjitha kërkesat e Pep Guardiolës. Gazetari Fabrizio Romano raporton se “Qytetarët” do të bëjnë dy ose tri ndërhyrje big në janar.
Sipas tij, Siti do të transferojë një mesfushor defensiv, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues qendre. Janë përmendur shumë emra se kush do të jenë “shpëtimtarët” e kësaj skuadre në merkato.
Në sulm, alternativat janë: Viktor Osimhen, Lois Openda dhe Viktor Boniface.
Ndërkohë, mesfushorët që kanë tërhequr vëmendjen e Sitit janë: Bruno Guimarães, Xhoshua Kimih, Martin Zubimendi dhe Hakan Çalhanogllu.
Krahu i djathtë i mbrojtjes ka më pak alternativa, sepse tregu aktual nuk ofron shumë emra. Deri tani, janë përmendur Pedro Porro dhe Lutsharel Gertruida.