
Guardiola siguron zëvëndësuesin e De Bryjnes, vjen nga Gjermania
Klubi anglez, Man. Siti thuhet se ka bërë një lëvizje serioze për lojtarin e Bajer Leverkuzenit, Florian Virtz. Sipas “Sky Sports”, menaxheri i Sitit, Pep Guardiola, është i interesuar për të sjellë 21-vjeçarin gjerman, duke e konsideruar atë një zëvendësues të përshtatshëm për Kevin de Brujne. Virtz ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 12 asistime.
Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt e vlerëson lojtarin në treg në 140 milionë euro. Britanikët shkruajnë se është e qartë se Man. Siti ka nevojë për një rinovim, kështu që ata tashmë kanë sjellë Vitor Reis, Abdukodir Khusanov dhe Omar Marmoush këtë dimër.
Virtz aktualisht është shënuar si objektivi i parë I Man. Sitit për të krijuar një ekip me të cilin do të sulmojë sërish titullin kampion anglez. Për të kujtuar, Siti aktualisht është në vendin e katërt në Premier Ligë, me 16 pikë prapa liderit Liverpulilt.