Hailey dhe Justin Biber bëhen prindër për herë të parë
AA
Këngëtari ndau me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e bukur, teksa ka shpërndarë një foto të këmbës së foshnjës ku shkruan: “Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber”
Hailey dhe Justin Biber janë bërë prindër për herë të parë.
Këngëtari ndau me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e bukur, teksa ka shpërndarë një foto të këmbës së foshnjës ku shkruan: “Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber”.
Çifti konfirmoi për herë të parë shtatzëninë e tyre në Instagram në fillim të majit.
Hailey postoi një video ku kishte veshur një fustan të ngushtë që tregonte barkun e saj. Hailey më vonë konfirmoi për revistën Ë se ajo ndau lajmin kur ishte tashmë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.
“Nuk kisha bark, me të vërtetë, deri sa isha gjashtë muaj shtatzënë, që ishte kur e njoftova. Isha në gjendje të vishja xhaketa të mëdha dhe gjëra të tjera,”- tha ajo.
Bieber shtoi gjithashtu se ndjeu lehtësim pas postimit: “Ndjeva sikur po fshihja këtë sekret të madh dhe nuk më dukej mirë. Doja lirinë, të dilja dhe të jetoja jetën time.”
Regjistrohet tërmet në Shkup
Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në rajonin e Shkupit, duke
Komuna e Studeniçanit formon komision për vlerësimin e
Stuhia e fuqishme që përfshiu Shkupin ka shkaktuar dëme në disa komuna të qytetit. Erërat e forta kanë lënë pas
BDI: Banesat sociale që u dhuruan në Dibër,
Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale. Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim.Vetëm një