Hajdari pyet Salin për Raportin e Progresit
“Duket se ka mospërputhje të dukshme në mes porosive që vijnë nga Brukseli dhe punës së brendshme të institucioneve të vendit”. Kështu deklaroi koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian, Rina Ajdari, në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend, referuar raportit të fundit mbi progresin e RMV-së. Ajo e pyeti zëvendëskryeministrin Bekim Sali nëse është në dijeni se nga Brukseli po kërkohet zgjidhje e problemit të jurisprudencës të studentëve shqiptarë.
Ajo thotë se BE po e sheh dhe tashmë e ka evidentuar regresin e thellë në zbatimin e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla dhe siç theksoi e ka vlerësuar gejndjen jo të mirë.
Rina Ajdari, koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Evropian
“A keni dijeni se Parlamenti Evropian ka miratuar amendamentin me të cilin u bënë thirrje autoritetev të RMV-së që urgjentisht të zgjidhin çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, me qëllim të sigurimit praktik të MO, jo vetëm në aspketin formal ligjor por edhe në frymën e saj. Në të njejtin amendament kërkohet që protestat studentore të mos paraqiten në mënyrë të pasinqertë si të motivuara politikisht”.
Ndërsa kritikoi edhe vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese me të cilën u shfuqizuan emrat e sheshit të Tetovës dhe disa rrugëve në Tetovë. Ajo u shpreh se është krijuar një situatë ku çdo ditë shohim vendime kundër të arriturave të shqiptarëve 20-vjeçare.
Deputetja Ajdari kritikoi edhe mungesën e zëvendës kryeministrit në Kuvend për të ju përgjigjur pyetjeve të saj.
Emine Ismaili /SHENJA/