Halil Snopçe tregon për raportet ASH-BDI në komunën e Gostivarit
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur zërat se ka probleme lidhur me ndarjen e drejtorive mes ASH-së dhe BDI-së në komunën e Gostivarit, tha se sipas tij, më tepër është aspekt formal dhe se sipas informacioneve të tij nuk ka ndonjë problem.
MARKETING

“Shkollat nuk janë problem, sipas informacioneve të mia, tash as ndërmarrjet publike nuk janë problem sa e di unë. Ma merr menja se Limani dhe Xhaferi deri në fillimin e javës do ta rregullojnë këtë çështje”, deklaroi deputeti Snopçe.
Ai tha se kjo nuk mund të ndikojë që të prishen raportet mes partive.
“Në Gostivar nuk shoh asnjë arsye nuk mund të ndodhe ajo. Mund të ketë herën e parë që je ulur dhe herën e dytë, të ketë mos lëshim pe, por normalisht kompromisi do të bëhet është i patjetërsueshëm”, tha deputeti Snopçe.